Aktualitet

Vrasja e Alfonso Kolës ende pa të dënuar, të afërmit e viktimës: Autori na urrente që kur ishte në Shqipëri!

Mëritë dhe përplasjet që të dy kishin pasur prej vitesh "kulmuan" në mbrëmjen e 31 majit 2023, jashtë një lokali në Calcinatello, ku zemërimi degjeneroi në gjak.

k.m.
Vrasja e Alfonso Kolës ende pa të dënuar, të afërmit e
Foto ilustruese

ITALI- Kanë kaluar 2 vite që nga vrasja e 33-vjeçarit, Alfonso Kola dhe drejtësia italiane ende nuk ka vendosur asgjë për këtë rast. Edhe pse, autori i vrasjes, Petrit Gega u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Mëritë dhe përplasjet që të dy kishin pasur prej vitesh "kulmuan" në mbrëmjen e 31 majit 2023, jashtë një lokali në Calcinatello, ku zemërimi degjeneroi në gjak.

Alfons Kola vdiq nga shoku hemorragjik i shkaktuar nga dy plagë, njëra në kraharor dhe tjetra Njëri në kraharorin e përparmë të djathtë dhe tjetri në hipokondrium (pjesën e sipërme të barkut). Gjatë një seance gjyqësore, Petrit Gega, 53-vjeçari murator nga Lonato, tha: E godita sepse dëgjova zëra brenda meje: shpirtrat më urdhëruan ta vrisja.

Përplasjen mes tyre e kanë vërtetuar edhe familjarët e viktimës. 

“Ne e njihnim Gegën që në Shqipëri”, kujton Arbid Kola, kushëriri i viktimës.

"Ai e urrente familjen tonë, ai ishte i zemëruar me ne: ai mendoi se ne kishim thyer xhamin e makinës së tij." 

Më tej, tregon se 5 vite më parë, në Shqipëri, Gega kishte qëlluar Kolën pasi kishin pirë, kështu kishte nisur dhe hasmëria mes tyre. 

"Arriti deri në atë pikë sa u kërcënova edhe unë, ai tentoi të më thyente krahun me shkop bejsbolli dy muaj para vrasjes. Ashtu si me kushëririn tim, Gega donte që unë të shisja drogë për të,"-tregon Kola.

Për të gjitha këto arsye, gjykata kërkoi raport psikiatrik për shqiptarin. Sipas ekspertit të caktuar nga Gjykata, Gega vuan nga një çrregullim agresiv i personalitetit dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kaloi një moment të vështirë sa i përket shëndetit mendor. 

Sherri i dhunshëm mes dy shqiptari nisi në tavolinat e një lokali në Breschia të Italisë. Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. 52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë./ZËRI

Marrë nga Brescia.corriere.it

Poll

MOS HUMB