Aktualitet

Shtyhet seanca! Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon në Shqipëri, Adriatik Llalla është strehuar në Itali.

k.m.
Shtyhet seanca! Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e
Adriatik Llalla

TIRANË- Gjykata e Lartë duhet të vendoste sot lidhur me rekursin e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për vendimin e dënimit të tij me 2 vite burg. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie, por vendimi final në Gjykatën e Lartë është shtyrë për në datën 1 prill. Seanca mësohet se u shty pasi nuk është formuar trupa gjykuese, Llalla ka depozituar rekurs në shkallën e tretë të gjyqësorit mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie. Vendimi do të merret në dhomë këshillimi ndërsa më herët Gjykata e Lartë i ka refuzuar Llallës kërkesën për pezullimin e dënimit për arsye shëndetësore. 

Ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon në Shqipëri, Adriatik Llalla është strehuar në Itali dhe madje është shfaqur edhe në një takim të kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Nga arratia, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kishte hequr dorë nga rekursi për pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në muajin nëntor, Llalla u tërhoq nga rekursi që kishte depozituar në Gjykatën e Lartë. Por pavarësisht tërheqjes, sot Kolegji Penal do shqyrtojë fillimisht kërkesën e Llallës për heqjen dorë nga rekursi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil./ZËRI

Poll

MOS HUMB