
ITALI- Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në Itali, i cili u gjet i vdekur në një pyll në Itali, më 21 janar 2024. Autori i krimit është një 17-vjeçar, me të cilin Dedja kishte pasur një takim në datën 20 Janar, takim i cili më pas degjeneroi në një sulm brutal ku 39-vjeçari mbeti i vrarë me më shumë se 20 plagë me thikë.
Karabinierët e Trevisos kanë identifikuar personin e dyshuar për vrasjen e Dedja Bledarit, 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, banues në Asolo së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij. Bëhet fjalë për një vendas 17-vjeçar, me të cilin 39-vjeçari kishte rënë dakord të takohej pasditen e datës 20 janar 2024.
Një takim klandestin, ndoshta i natyrës seksuale duke qenë se të nesërmen Dedja u gjet në pyll me pantallonat ulur, të i cili degjeneroi në vrasje. Hetuesit që në fillim, duke përjashtuar hipotezën e një grabitjeje, kishin shqyrtuar mundësinë e një takimi jashtëmartesor që përfundoi keq, ndoshta lidhur me “jetën e dyfishtë” të Dedjes.
Djali, në fakt, do të ishte gjurmuar falë mesazheve të gjetura në celularin e dytë të viktimës, ku të dy do të kishin rënë dakord për takimin.
Nga sa rezultoi nga hetimet, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe atë të Gjykatës për të Mitur të Venecias, pas krimit, 17-vjeçari, i cili ka plagosur dorën, ka hedhur armën e vrasjes, një thikë kuzhine, disa veshje dhe çelësat e makinës së viktimës, dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.
Shkaku që shtyu të miturën të sulmonte dhe të vriste 39-vjeçarin me mbi 20 plagë me thikë, njëra prej të cilave ishte fatale nga pas, siç konfirmohet nga autopsia, është ende nën hetim. Tashmë hetuesit po zgjerojnë fushën e tyre të hetimit, përfshirë fenomenin e prostitucionit të fëmijëve.
Takimi i parë
Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së Bledarit. Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Një nga hipotezat mbi të cilat po punon prokuroria është se 17-vjeçari ka dashur të ndërpresë lidhjen, por Bledari nuk pranoi dhe gjithashtu e shantazhoi.
/ZËRI