
TIRANË- Prokuroria e Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Selitës, e ndodhur rretj një vit më parë. Për ekzekutimin e Papës, policia ka vënë nën akuzë dy persona, Albano Velo dhe Andreë Bode, të cilët janë miq të Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me tritol në zonën e TEG. Pas vrasjes së Papës, policia arrestoi Albano Velon, djali i një ish-polici, ndërkohë që personi tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor, Andreë Bode u shpall në kërkim. Asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar autorësinë në krim.
Edmond Papa dyshohet se u vra për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo është edhe pista kryesore e ngritur nga policia dhe prokuroria e Tiranës.
Prova kryesore që e shtyu prokurorinë që të lidhë vrasjen e Sadikajt dhe Papës është se mes të dyve dyshohet se ka pasur një takim në Sarandë në verën e vitit 2022, para se i riu nga Memaliaj të vritej me tritol në zonën e TEG-ut. Ka dyshime se takimi mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas solli dy ekzekutimet e rënda.
Megjithëse me profil të ulët, 49-vjeçari Pepa dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Papa në Shqipëri kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
/Zëri.ai