Aktualitet

Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata lë në burg Blerti Kanushin, autori hesht para togave të zeza

23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj

E.K
Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata lë në burg Blerti Kanushin, autori
Faik Ajdini dhe Blerti Kanushi

GJIROKASTËR- Gjykata ka lënë në burg Blerti Kanushin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini, e ndodhur në fillim të kësaj jave në Memaliaj. I riu ka zgjedhur që të heshtë përpara togave të zeza, duke mos e pranuar krimin.

Gjykata ka vendosur po ashtu masën “arrest shtëpie” për Darovi Ajdini e dyshuar si përkrahëse e autorit të krimit si dhe për akuzën e fshehjes së këtij krimi.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Gjirokastrës la në burg, Skënder Ajdinin. Ky i fundit, së bashku me gruan e tij, akuzohet se nxitën Blerti Kanushin të vriste Faik Ajdinin, dhe më pas të fshihnin trupin e tij.

Si ndodhi ngjarja

Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre. 23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Ajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë pusi Faik Ajdinit ndërsa ai po shkonte drejt mjetit të tij për tu kthyer në Tepelenë. Dyshohet se në momentin e krimit edhe 71 vjeçari i arrestuar Skënder Ajdini ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët./ZËRI

Poll

MOS HUMB