
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një prej personave të përfshirë në vrasjen e Valter Fierzës mbrëmjen e djeshme në zonën e Hotit të ri. Policia ka vënë në pranga vëllanë e autorit Klodian Mhilli, që po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që nisi për një vend parkimi. Ka dyshime se Klodian Mhilli, që është dhe autori kryesor i vrasjes të jetë arratisur në drejtim të Dukagjinit, pasi vrau me breshëri arme Fierzën.
Sherri ka nisur për një makinë që ishte parkuar në arë, duke pretenduar se bllokohej rruga.
-
Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër, konflikti për një parkim
22 Shtator, 09:13
Pasi ka debatuar me vëllanë e viktimës, autori i dyshuar Klodian Mhilli ka nisur të konfliktohet edhe me 33-vjeçarin.
Mhilli, gjatë debatit, ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe e ka lënë të vdekur Valter Fierzën. Pas ngjarjes, autori i dyshuar i vrasjes është larguar, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij.
Dinamika e konfliktit
Konflikti ka nisur fillimisht mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në lagje. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Vëllai i viktimës i ka thënë autorit të dyshuar se ‘’më ke bllokuar rrugën’’ duke u konfliktuar te lokali që shërbente edhe si bilardo dhe ka kërkuar që të lirohet rruga duke qenë se kishte edhe ditëlindjen e vëllait dhe duhej që të kalonin automjete të tjera.
Pas debatit është afruar më një automjet shtetasi Valter Fierza dhe në ato çaste Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend komshiun e tij. Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij.
Përpos Mhillit, policia ka shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje. Ata janë Aleksandër Mhilli, Paolo Mhilli, Luçjano Mhilli, Enton Dushaj. Asnjëri prej personave të përfshirë në këtë ekzekutim nuk ka qenë i proceduar më parë për ngjarje kriminale, madje familjet Fierza dhe Mhilli kanë qenë komshije mes tyre, dhe nuk kanë pasur problem më herët përveç atyre për parkimin./Zëri.ai