Aktualitet

Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër, konflikti për një parkim

Vrasja që tronditi mbrëmë Shkodrën nisi pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe vëllait të viktimës

D.XH

 

Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër, konflikti për një
Viktima Valter Fierza

SHKODËR - Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Hot i Ri në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Fatkeqësisht breshëria e plumbave që janë dëgjuar në këtë fshat i kanë marrë jetën 33-vjeçarit Valter Fierza. Policia ka arritur të identifikojë edhe personin që dyshohet se ka kryer vrasjen dhe ai është Klodian Mhilli.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se konflikti ka nisur fillimisht mes vëllait të viktimës Valter Fierza dhe autorit. Sherri ka nisur për një makinë që ishte parkuar në arë, duke pretenduar se bllokohej rruga.

Pasi ka debatuar me vëllanë e viktimës, autori i dyshuar Klodian Mhilli ka nisur të konfliktohet edhe me 33-vjeçarin.

Mhilli, gjatë debatit, ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe e ka lënë të vdekur Valter Fierzën. Pas ngjarjes, autori i dyshuar i vrasjes është larguar, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij. Përpos Mhillit, policia ka shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje. Ata janë Aleksandër Mhilli, Paolo Mhilli, Luçjano Mhilli, Enton Dushaj.

Valter Fierza nuk njihej si person problematik në zonë. Ai u gjet i vrarë pranë makinës. Fierza dhe autori i dyshuar ishin komshinj me njëri-tjetrin.

Konflikti dyshohet se ka qenë i momentit dhe familjet nuk raportohet të kenë pasur përplasje të mëparshme. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB