
Bajram Luli dhe Sabin Manda
TIRANË- Policia në Britaninë e Madhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit nga Peqini në Londër, Bajram Luli, 27 vjeç.
Sipas policisë metropolitane londineze, në pranga është vënë Sabin Manda, 31 vjeç.
Ndaj të riut që do paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, rëndon akuza e vrasjes dhe posedimit të armëve të ftoha.
Luli u godit për vdekje me thikë brenda makinës së tij, ndërsa ngjarja ka ndodhur në datën më 13 mars.
Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli.
Familjarët e tij u drejtuan pak ditë më parë me një apel publik, për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri./ZËRI
Poll