Aktualitet

Vrau me thikë bashkëshorten pak muaj më parë, amerikani gjendet i varur brenda burgut në Shkodër

Sipas njoftimit të IEVP Shkodër, i paraburgosuri Brendon Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.

zh.ll
Vrau me thikë bashkëshorten pak muaj më parë, amerikani
Sandra Holley dhe Brendon Saporito

SHKODËR- Amerikani Brendon Saporito, i cili në maj të këtij viti vrau me thikë partneren Sandra Holley, është vetëvrarë sot në qelinë e paraburgimit në Shkodër. Sipas njoftimit të IEVP Shkodër, i paraburgosuri Brendon Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Ai është nxjerrë me shenja jete nga punonjësit te institucionit, të cilët e kanë nisur drejt urgjencës, por i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë. 

"Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë. Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025:,- thuhet në njoftimin zyrtar.

Ngjarja

57-vjeçari u arrestua në Shkodër nga policia, pasi më 2 maj, teksa ishte në gjendje të dehur, vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54-vjeçe. Çifti amerikan kishin marrë një apartament me qira në lagjen historike të Shkodrës, Gjuhadol. Amerikani në gjendje të dehur ka goditur 54-vjecaren me thikë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB