Aktualitet

Detaje nga vrasja te “Komuna", sherri nisi për tasin e proshutës, autori mori thikën dhe...

Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasin të proshutës.

zh.ll
Detaje nga vrasja te “Komuna", sherri nisi për tasin e
vendngjarje

TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja që tronditi 'Komunën e Parisit'. 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy pjesë e stafit në bar-restorantin “City Lounge”, për motive të dobëta. Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasin të proshutës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve. Dëshmitarë të shumtë që kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes, kanë rrëfyer autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe goditur në qafë. Stafi i lokali kanë neutralizuar menjëherë autorin. Ndërsa 34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Megjithatë, bëhet me dije se konflikti mes tyre ka qenë i vazhdueshëm, pra kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët. Gjithashtu, edhe autori i ngjarjes ka rrëfyer pas arrestimit se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB