Aktualitet

Zjarr masiv në Dhërmi, rrezikohen 30 banesa, helikopteri ndërhyn nga ajri për të shuar flakët

Zjarri është aktivizuar në kodër, por për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet dhe rrezikohen banesat në zonën e Gjilekës.

k.m.
Zjarr masiv në Dhërmi, rrezikohen 30 banesa, helikopteri ndërhyn
Pamje nga zjarri në Dhërmi

DHËRMI- Një vatër zjarri u aktivizua në Dhërmi mesditën e sotme. Zjarri është shuar, edhe pse jo plotësisht, nga zjarrfikësit si dhe me ndihmën e helikopterit Cougar, që bëri të mundur hedhjen e ujit nga ajri. Për shkak të erës, zjarri rrezikonte 30 banesa në zonën e Gjilekës. Por fatmirësisht, vatra u shua në kohë me ndihmën e helikopterit Cougar. 

Ndërkohë që zonën poshtë Qafës së Llogorasë e në vendin ku hidhen parashutistët vijon të jetë në flakë, ndërsa ndihmohet edhe nga era që fryn nga pjesa jugore.

ME VIDEO NGA VENDI I NGJARJES: 

Në zonë përveç helikopterit dhe zjarrfiksëve të Himarës, në ndihmë të tyre janë dhe banorët e fshatit Dhërmi, të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mos përhapjen e mëtejshme të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB