Aktualitet

Zjarret në vend/ 4 vatra ende aktive, ndërhyrje në Dajt e Tërbun

Në Lufaj të Mirditës, zjarri vijon me intensitet të ulët, ndërsa në Malin e Tërbunit në Pukë operacioni po zhvillohet në terren të vështirë, me dhjetëra forca në terren dhe mbështetje nga ajri.

M.K.
Zjarret në vend/ 4 vatra ende aktive, ndërhyrje në Dajt e
foto nga zjarret ne vend

TIRANË- Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, ndërsa deri në orën 20:00 janë regjistruar 7 vatra, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive dhe 3 janë nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar forca të shumta operacionale, përfshirë 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt të Tiranës vijojnë ndërhyrjet për izolimin e zjarrit me 50 efektivë dhe një helikopter. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Edhe vatra e riaktivizuar në Priskë po monitorohet nga forcat në terren.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri vijon me intensitet të ulët, ndërsa në Malin e Tërbunit në Pukë operacioni po zhvillohet në terren të vështirë, me dhjetëra forca në terren dhe mbështetje nga ajri.

Ndërkohë, zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht pas një operacioni të gjerë, ndërsa është shuar edhe vatra në Bruç të Matit.

Vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë vijojnë të jenë nën monitorim dhe, sipas autoriteteve, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve

(18 Gusht 2026 - ora 20:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat aktive kryesore:

• Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po ndiqet nga forcat operacionale dhe gjithashtu nuk rrezikon banesat.

• Lufaj, Mirditë – Vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.

• Mali i Tërbunit, Pukë – Vijon operacioni në terren të vështirë. Janë angazhuar 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor.

Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat vijon angazhimi dhe monitorimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarreve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB