Aktualitet

Mirditë/ Arrestohet 65-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie, kapet duke ndezur zjarrin (EMRI)

Sipas autoriteteve, në momentin e ndërhyrjes, 65-vjeçari sapo kishte ndezur tre vatra zjarri. Flakët përfshinë një sipërfaqe pyjore, por ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e tyre.

M.K.
Mirditë/ Arrestohet 65-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie,
foto nga zjarret

MIRDITË- Një 65-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mirditë, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në zonën e Gziqit.

Policia bëri të ditur se arrestimi i Pashk Markut, banues në Gziq, u krye në kuadër të operacionit të koduar “Piromani”, pas një hetimi dhe monitorimi në terren që zgjati tre ditë.

Sipas autoriteteve, në momentin e ndërhyrjes, 65-vjeçari sapo kishte ndezur tre vatra zjarri. Flakët përfshinë një sipërfaqe pyjore, por ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e tyre. Marku dyshohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Hetimet kanë nxjerrë gjithashtu dyshime se 65-vjeçari mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera zjarrvëniesh të regjistruara më herët në territorin e Bashkisë Mirditë.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë organit të akuzës për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB