Foto nga vendngjarja
SHËNGJIN- Një vatër zjarri ka përfshirë sot një zonë në Ranën e Hedhun, në Shëngjin. Bëhet me dije se flakët e mëdha rrezikojnë të afrohen pranë bizneseve në zonën turistike. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe uniformat blu, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Për shkak të dendësisë së bimësisë dhe pishave në zonë, zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërkohë që ende nuk ka detaje nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo jo./ZËRI
Poll