Aktualitet

Zjarri në spitalin e Shkodrës, drejtori: Po punohet për të zbuluar shkakun. Mjeku: Pacientët janë mirë

Senad Halluku tha se sapo është dhënë alarmi është bërë transportimi i pacientëve në një tjetër repart të spitalit, fatmirësisht pa asnjë të lënduar prej tyre.

k.m.
Zjarri në spitalin e Shkodrës, drejtori: Po punohet për të
Senad Halluni

SHKODËR- Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi kanë dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës. Në fjalën e tij para mediave, Halluku tha se sapo është dhënë alarmi është bërë transportimi i pacientëve në një tjetër repart të spitalit, fatmirësisht pa asnjë të lënduar prej tyre.

“Zjarri ka rënë në dhomën e një mjeku. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë pasi është lajmëruar në kohë rekord, dhe sipas procedurave të transportimin dhe të sigurimit të jetës së pacientëve, është bërë transportimi i tyre në pjesën tjetër të repartit. Janë marrë të gjitha masat, nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë doktorët e kirurgjisë. Me doktorët është bërë transporti në pjesën tjetër. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve, situata është nën kontroll,”- është shprehur ai.

Më tej, edhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë dhe se me ta nuk ka asnjë sfidë sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore.

“Gjendja e pacientëve është e mirë. Pacientët janë transportuar në pjesën tjetër të repartit, nuk kemi ndonjë dëm. Çdo gjë është nën kontroll. Shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim,”- tha mjeku Galiqi.

Zjarri ka nisur pasditen e sotme, rreth orës 18.30, në një nga dhomat e spitalit. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur në dhomën e njërit prej mjekëve, si pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Por hetimet vazhdojnë për të zbatuar shkakun e flakëve që rrezikuan sot pacientët./ZËRI

Poll

MOS HUMB