Video

Alarm në burgje: Gratë në Pojskë pa gjinekolog, të miturit në Kavajë pa pediatër

Problematika të kujdesit shëndetësor janë evidentuar edhe në burgun e të miturve në Kavajë, ku sipas raportit, mungon mjeku pediatër.

zh.ll
Alarm në burgje: Gratë në Pojskë pa gjinekolog, të
FOTO

TIRANË- Mungesa e mjekëve specialistë në institucionet e vuajtjes së dënimit është një problematikë e evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Sipas raportit të KLSH, në burgun e grave në Pojskë, ku sipas të dhënave statistikore të sistemit të burgjeve për Shtator 2026 rezultojnë 32 të paraburgosura dhe 25 të dënuara, nuk ofrohen shërbime gjinekologjike. Nga gjetjet e auditimit, në Posjkë rezultojnë mangësi në mbulimin me farmacist, mungesë e pozicioneve të dedikuara për stomatolog dhe gjinekolog. Ndërkohë që raporti thekson se kujdesi shëndetësor për gratë në burg duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i përshtatur me nevojat e tyre. Problematika të kujdesit shëndetësor janë evidentuar edhe në burgun e të miturve në Kavajë, ku sipas raportit, mungon mjeku pediatër. Kujdesi shëndetësor për të miturit në IEVP Kavajë si institucioni i dedikuar për të miturit në konflikt me ligjin ka një rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Mungesa e gjinekologut në Pojskë dhe e pediatrit në Kavajë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si garantohet kujdesi shëndetësor për gratë dhe të miturit që mbahen në këto institucione.

/ZËRI

MOS HUMB