Video

Studentët e mundën, Vuçiç 'ra'! Fundi i 'mbretërimit' 14-vjeçar

Pas rezultateve, qindra qytetarë u mblodhën në rrugët kryesore të Beogradit, Novi Sadit dhe qytetet e tjera duke festuar largimin e Vuçiç.

zh.ll
Studentët e mundën, Vuçiç 'ra'! Fundi i
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Serbia mbajti të dielën zgjedhjet e parakoshme paralamentare, të cilat shënuan një pjesëmarrje rekord dhe një rezultat historik. Lista Studentore, parti e dalë nga protestat 2-vjeçare, mundi Aleksandër Vuçiç prej 14 vitesh në pushtet. Vuçiç pranoi humbjen në zgjedhje, pasi mori 38.7% të votave, kundrejt Listës Studentore, e cila mori  52% të votave dhe siguroi rreth 140 nga 250 vendet në parlament. Në krye të listës që mundi Vuçiçin është Ilija Srdanoviç, profesor i kardiologjisë në Novi Sad, i cili mbështeti protestat që në fazat e para dhe brenda një kohe të shkurtër, ai u shndërrua në një nga figurat përfaqësuese të përpjekjeve për ndryshim politik në Serbi. Ndërkohë, një tjetër sukses u arrit edhe nga partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e ‘Koalicionit Shqiptar’. Sipas rezultateve, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë që do ta përfaqësojnë Luginën e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, ndërsa është në garë edhe mandati i tretë. Pas rezultateve, qindra qytetarë u mblodhën në rrugët kryesore të Beogradit, Novi Sadit dhe qytetet e tjera duke festuar largimin e Vuçiç. Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Vuçiç në shtator, pas pothuajse dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët. Protestat nisën pas tragjedisë së nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e një strehe në stacionin hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave.

/ZËRI

MOS HUMB