Politikë

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri (VIDEO)

Nga Elbasani, ku ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit "Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?", ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e dialogut.

zh.ll
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu,
ambasdori michel tarran

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat që po vijojnë prej ditësh mes tensioneve dhe përplasjeve, në Tiranë dhe qytete të tjera. Nga Elbasani, ku ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit "Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?", ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e dialogut mes palëve. 

Tarran u shpreh për mediat se ajo që ka parë në javët e fundit është një mungesë dialogu, duke shtuar se dhuna nuk është zgjidhje. Ambasadori theksoi gjithashtu se është e rëndësishme për qytetarët që të kuptojnë se zëri dhe mundimi i tyre dëgjohet. 

“Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje. 

Dhe çdo rast ku ka mundësi për të organizuar dialogun, për të organizuar konsultimet, duhet të mbështetet dhe për këtë arsye erdha sot. Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu. Dhe rëndësia është që qytetarët dhe sidomos të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik. 

Që demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, të marrësh pjesë në zgjedhje. Që demokracia është një punë e përditshme, është një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike, në vendimet e ndryshme ku mendimi i tyre dhe i njerëzve është i rëndësishëm.

Dhe më pëlqeu emri i kësaj aktiviteti, “thuaje”, tamam, “thuaje” tamam, vij këtu dhe thën thuaje, çfarë mendon për çështje të ndryshme që do të diskutohen gjatë këtyre diteve 55 panel të ndryshme që do të organizohen. Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje”, tha Tarran.

MOS HUMB