Bota

891 milionë dollarë në ditë! Sa i kushton SHBA-së lufta me Iranin?

Vlerësimet thonë se SHBA-të përdorën rreth 2,000 municione precize në sulmet fillestare.

F.I
891 milionë dollarë në ditë! Sa i kushton SHBA-së lufta
Donald Trump

SHBA-Departamenti i Mbrojtjes nuk do të thotë se sa mund të kushtojë Operacioni "Tërbim Epik", por një grup dypartiakë ekspertësh vlerësojnë se çmimi shkon në rreth 891 milionë dollarë në ditë për katër ditët e para të sulmit - ose 3.7 miliardë dollarë gjithsej.    

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se shifrat marramendëse janë kryesisht për shkak të intensitetit të sulmeve fillestare t% ndodhura para një jave, gjatë të cilave SHBA-të goditën Iranin me rreth 2,000 municione precize. 

Midis 2,000 municioneve precize të qëlluara përfshihet një  numër i panjohur raketash lundrimi Tomahawk, të cilat kushtojnë më shumë se 2 milionë dollarë secila. Gjithashtu në kosto ka të ngjarë të përfshihet edhe  humbja e tre  avionëve luftarakë F-15 për shkak të incidentit të zjarrit miqësor në Kuvajt. Çdo avion kushton rreth 31 milionë dollarë. 

Pastaj është edhe kostoja e vetë grumbullimit të shpejtë të trupave. Brenda pak javësh, Presidenti Donald Trump dërgoi rreth 50,000 trupa, 200 avionë luftarakë dhe më shumë se një duzinë anijesh të Marinës në rajon, përfshirë dy transportues aeroplanësh. 

I pyetur për koston e luftës gjatë një paraqitjeje para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten, Elbridge Colby, nënsekretar i mbrojtjes për politikat në Pentagon, tha se nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje. Kujtojmë se operacionet gjatë luftës në Irak në kulmin e saj arritën vetëm rreth 300 milionë dollarë në ditë, sipas vlerësimeve të buxhetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB