Bota

Arrestohet turku në Prishtinë, i gjendet botoks me vlerë 150 mijë euro

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur 860 shishe botoks.

F.I
Arrestohet turku në Prishtinë, i gjendet botoks me vlerë 150
botoksi i sekuestruar

KOSOVË-Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore. 

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur 860 shishe botox, të cilat ishin futur kontrabandë në Kosovë. Vlera totale e materialit të konfiskuar, sipas çmimeve të tregut, është rreth 150 mijë euro. Po ashtu, i kanë sekuestruar edhe 11,160 euro. 

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB