SHBA-Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein.
Në deklaratën e tij hapëse, Clinton argumentoi se kishte ardhur në seancë dëgjimore për dy arsye: nga njëra anë, nga respekti për sundimin e ligjit dhe parimin se askush nuk është mbi ligjin, dhe nga ana tjetër, për të kontribuar në administrimin e drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e Epstein. Ai theksoi se njohja e tij me Epstein kishte mbaruar vite para se të zbuloheshin veprimet e tij dhe se gjatë kontakteve të tyre ai nuk kishte parë ose bërë asgjë të dyshimtë. Clinton ka deklaruar se nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epstein.
“Si dikush që është rritur në një shtëpi me dhunë në familje, jo vetëm që nuk do të kisha fluturuar me aeroplanin e tij nëse do të kisha pasur ndonjë ide se çfarë po bënte, por do ta kisha dorëzuar vetë dhe do të kisha udhëhequr thirrjen për drejtësi për krimet e tij”, tha Clinton për Epstein
Në të njëjtën kohë, ish-presidenti i SHBA-së reagoi edhe ndaj thirrjes në gjyq të Hillary Clinton, duke theksuar se bashkëshortja e tij “nuk kishte marrëdhënie” me Epstein, nuk kishte udhëtuar me të dhe se nuk kishte vizituar pronat e tij, duke e përshkruar vendimin për ta përfshirë atë në hetim si të gabuar.