Bota

Donald Trump nuk frikësohet! Rikthehet në vendin ku i shpëtoi atentatit

Butler ka qenë gjithmonë krenar që njihet si shtëpia e republikanëve, por këtë vit mbahet mend si vendi ku një ish-president republikan ishte disa centimetra larg vrasjes.

M.M
Donald Trump nuk frikësohet! Rikthehet në vendin ku i shpëtoi
Donald Trump pas atentatit ne korrik

SHBA- Qarku Butler në Pensilvaninë Perëndimore duket se është një vend i fortë i Trumpit. Në oborret e përparme të shtëpive dhe në anë të rrugëve, mesazhet "pro Trump" në tabela janë të qarta.

"I papërshkrueshëm nga plumbat,"-shkruhet në një prej tabelave.

Ish-presidenti mori dy herë më shumë vota se Joe Biden në Pensilvani në vitin 2020, duke mposhtur Hillary Clinton në 2016 me një diferencë të ngjashme. Në fakt, ky qark ka votuar demokrat vetëm një herë në 150 vitet e fundit të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas BBC, Butler ka qenë gjithmonë krenar që njihet si shtëpia e republikanëve, por këtë vit mbahet mend si vendi ku një ish-president republikan ishte disa centimetra larg vrasjes.

Donald Trump nuk frikësohet! Rikthehet në vendin ku i shpëtoi
Donald Trump pas atentatit ne korrik

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, qëlloi Trumpin nga çatia e një ndërtese në korrik, teksa ndodhej jashtë perimetrit të sigurisë së tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret./ ZËRI

Poll

MOS HUMB