Bota

Dronët alarmojnë edhe Gjermaninë! Mbyllet gjatë natës aeroporti i Mynihut

Aeroporti i Mynihut tha se gati 3,000 pasagjerë janë prekur nga anulimet e fluturimeve deri më tani

E.K
Dronët alarmojnë edhe Gjermaninë! Mbyllet gjatë natës
aeroporti i mynihut

GJERMANI- Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur për disa orë mbrëmjen e të enjtes, për shkak të pranisë së disa dronëve në hapësirën ajrore.

Të paktën 17 fluturime u anuluan në Mynih, duke prekur gati 3,000 pasagjerë, ndërsa aeroporti tha se devijoi 15 fluturime të tjera në qytetet përreth.

Të premten, një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa tha se "operacionet e fluturimit kanë rifilluar sipas orarit".

Nuk kishte konfirmim të menjëhershëm se nga kishin ardhur dronët. Disa aeroporte në të gjithë Evropën janë mbyllur javët e fundit për shkak të dronëve të paidentifikuar.

Fluturimet në nisje u “pezulluan”, tha aeroporti , dhe u mbyll dy orë përpara orës policore të zakonshme nga mesnata deri në orën 05:00.

Kontrolli i trafikut ajror i ridrejtoi fluturimet që duhej të uleshin në Mynih drejt Shtutgartit, Nurembergut, Vjenës dhe Frankfurtit.

“Nëntëmbëdhjetë fluturime të Lufthansa u prekën, ose u anuluan ose u ndryshuan drejtimet, për shkak të pezullimit të aeroportit”, tha zëdhënësi.

Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild. Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale (19:30 GMT), dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.

Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian ishin pjesë e diskutimeve dhe në samitin e liderëve në Kopenhagen këtë javë .

20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.

Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë aeroporteve dhe hapësirave ajrore ushtarake.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB