Bota

Gjyqi në Hagë/ Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk ka prova kundër tij, premtuan fishekzjarre, por bënë mëkat

Ai theksoi se Prokuroria po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre.

F.I
Gjyqi në Hagë/ Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk ka prova
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç

HAGË-Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, u shpreh në gjyq se Prokuroria Speciale ka kryer një mëkat të madh dhe të pafalshëm në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, ata premtuan fishekzjarrë dhe spektakël, por nuk paraqitën asgjë. Ai theksoi se Prokuroria po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç: Mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër se mund të paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarre, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë. Të mërkurën i kërkuam Prokurorisë të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm në takimet e UÇK-së dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk morëm asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim. Mbrojtja e di që ju do e bëni punën tuaj i nderuar gjykatës, dhe ju do të pranoni konsensusin, pra provat që kemi ju kanë përshkruar juve. Në fakt është Prokuroria ajo që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arrinin të gjenin. Por siç e thashë të hënën, barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan për këtë.

Poll

MOS HUMB