KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur rëndë. Policia ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda, njëra prej të cilave ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjes, teksa bën me dije se e dyshuara Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë fillimisht Ilaz Brahimin dhe më pas ka plagosur rëndë gruan e xhaxhait, Miradije Gashi. Pas kësa, autorja 30-vjeçare dyshohet se ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë.
Ngjarja u raportua rreth orës 18:40, kur njësitë policore u njoftuan për një person pa shenja jete brenda një makine në Majac, i cili u identifikua si Ilaz Brahimi nga Obiliqi. Po ashtu, policia u njoftoi se një person i armatosur ndodhej brenda një shtëpie dhe refuzonte të komunikonte, duke paraqitur rrezik për veten dhe të tjerët. Pas ndërhyrjes, në shtëpi u gjetën dy gra të plagosura rëndë, të cilat u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në njoftimin e policisë, mësojet se sot rreth orës 03:35, Miradije Gashi ka ndërruar jetë në QKUK, duke e çuar në dy numrin e viktimave të këtij rasti. Rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./ZËRI