Bota

Protestat masive/ Jep dorëheqjen Kryeministri i Serbisë

Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.

F.I
Protestat masive/ Jep dorëheqjen Kryeministri i Serbisë
Millosh Vuçeviç

SERBI-Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen. Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandaër Vuçiç, e ka pranauar vendimin e tij. Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj. Gjatë fjalës së tij të dorëheqjes, Vuçeviç theksoi se ajo që ndodhi në Novi Sad, humbja e 15 jetëve nga shembja e stacionit të trenit, hodhi hije mbi mandatin e qeverisë serbe. Që nga ai moment, tha Vuçeviç, Serbia dukej se ishte ngecur në atë aksident.

“Kur mora mandatin për të formuar qeverinë në fund të prillit të vitit të kaluar, sigurisht që kisha një ndjenjë të fortë krenarie, por mbi të gjitha u përpoqa të kuptoja përgjegjësinë që vjen me atë punë. I vetëdijshëm se ka sfida të shumta për Serbinë, rajonin dhe situatën e ndërlikuar gjeopolitike, e pashë veten si pjesë e politikës së presidentit Vuçiç, që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë si qeveri së bashku me presidentin. Ajo që hodhi një hije të madhe vitin e kaluar dhe mandatin e kësaj qeverie ishte ngjarja tragjike në Novi Sad, një tragjedi e madhe, humbja e 15 jetëve. Që nga ai moment, Serbia dukej se ishte ngecur në atë aksident. Ne kemi parë përsëri abuzime politike të asaj tragjedie dhe një përpjekje për të përfituar nga aksidenti. Qeveria tregoi përgjegjësinë e saj edhe këtu, dy ministra dhanë dorëheqjen, prokuroria mori gjithçka që kërkoi, u ngrit aktakuzë, tregoi se nuk ka të mbrojtur dhe të privilegjuar. Ne si qeveri u përpoqëm, në radhë të parë me kërkesë të studentëve, të publikojmë të gjitha dokumentet. Nuk mund të justifikoj dhe kuptoj kurrë shumë nga protestat, bllokimin e rrugëve, lëvizjet, sulmet ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe, ndaj studentëve që duan të studiojnë, ndaj pedagogëve që duan të mbajnë provime, nuk do ta pranoj kurrë terrorin ndaj studentëve. Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja. Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia,"-tha Vuçeviç.

Millosh Vuçeviç ftoi dje të gjithë dekanët, rektorët, profesorët e universitetit dhe përfaqësuesit e studentëve në një takim për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme për gjithë komunitetin dhe për veten e tyre. Studenët e universiteteve të Serbisë nisën dje një bllokadë 24-orëshe në Beograd, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Kushtetuta dhe ligji i Qeverisë thonë se kur kryeministri jep dorëheqjen i mbaron edhe mandati. Pas pranimit të dorëheqjes së Kryeministrit, Presidenti i Republikës, ashtu si pas zgjedhjeve, është i detyruar t'i propozojë Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryeministër të ri. Sipas ligjit, qeveria të cilës i ka përfunduar mandati mund të kryejë vetëm çështje aktuale dhe nuk mund t'i propozojë Kuvendit Kombëtar ligje dhe akte të tjera të përgjithshme ose të miratojë rregullore, përveç rasteve kur miratimi i tyre lidhet me një afat ligjor ose diktohet nga nevojat e shteti, interesat e mbrojtjes ose aksidenti natyror, ekonomik ose teknik. Kushtetuta parashikon që nëse Asambleja Kombëtare nuk zgjedh një Qeveri të re brenda 30 ditëve, Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të thërrasë zgjedhjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB