Bota

Kërcëminet nga SHBA, Mojtaba Khamenei: Sulmet nuk do të dobësojnë ushtrinë iraniane

Në një mesazh të publikuar në Telegram, ai theksoi se strukturat e sigurisë dhe ushtria vijojnë të funksionojnë normalisht

l.k
Kërcëminet nga SHBA, Mojtaba Khamenei: Sulmet nuk do të
Mojtaba Khamenei

IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se vrasjet e synuara dhe sulmet e vazhdueshme nuk do të ndikojnë në aftësitë ushtarake të vendit. Në një mesazh të publikuar në Telegram, ai theksoi se strukturat e sigurisë dhe ushtria vijojnë të funksionojnë normalisht, pavarësisht humbjeve të fundit dhe sulmeve ndaj figurave kyçe.

Sipas mediave, Irani është përballur me sulme të përsëritura ndaj zyrtarëve të lartë dhe infrastrukturës strategjike, nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur tensionet në rajon. Khamenei theksoi se vendi do të mbetet i qëndrueshëm dhe i bashkuar, pavarësisht presionit në rritje./ZËRI

Poll

MOS HUMB