Bota

Kishin shkuar për koncert/ Qytetari gjen në Abu Dhabi deputetët gjeorgjianë...debati degradon në sherr fizik

Dy deputetë të partisë ruse "Ëndrra Gjeorgjiane", Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai për të ndjekur një koncert të Coldplay

k.m.

Kishin shkuar për koncert/ Qytetari gjen në Abu Dhabi deputetët

ABU DHABI- Skenat e dhunës ekstreme kanë ndodhur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian. Sipas asaj që raporton një gazetare gjeorgjiane në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale, , pavarësisht krizës disamujore me të cilën po përballet vendi.

Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian, i cili banonte prej kohësh në Emirate. Qytetari iu afrua dhe i pyet: Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë keni për të thënë për torturat e protestuesve në Tbilisi?

Në video shihet se Sanikidze i përgjigjet: Ti je burrë i madh, tiiii ik...”, dhe i hedh në tokë celularin qytetarit.

Hedhja e telefonit zemëroi Lasha Gabitashvilin (qytetar), i cili i ndoqi në parkingun e hotelit dhe të gjithë se bashku shkëmbyen fyerje për disa sekonda. Më pas, konflikti degradoi në dhunë fizike.

MOMENTI ME VIDEO: 


Videoja duket se ka ngjallur reagime në Gjeorgji dhe ka zemëruar deputetët dhe drejtuesit e partisë pro-ruse. Pavarësisht kuadrit shumë të rreptë ligjor për veprime të tilla në Emirate, dy deputetët gjeorgjianë nuk u arrestuan, madje raportohet se janë kthyer në Gjeorgji. Por shtetasi gjeorgjian i ka ndjekur edhe në atdhe ku i ka paditur tek autoritetet lokale./ZËRI

Poll

MOS HUMB