
SHBA- Dita e tretë e trazirave në Los Angeles dhe situata duket se nuk ka "ndërmend" që të përmirësohet. Ende ka protestues që përleshen me Policinë dhe Gardën Kombëtare, të cilët përdorën edhe plumba gome. Protestat që filluan pas një operacioni nga Shërbimi Federal i Imigracionit por duket se nuk ka gjasa që të ndalen, kjo edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm dhe të ashpër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili urdhëroi ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Po ashtu, sot presidenti paralajmëroi se 500 marinsa janë në gatishmëri dhe në pritje të urdhërit për të vepruar.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Neësom, sulmoi Trumpin, duke u shprehur se: Këto janë veprime të një diktatori, jo të një presidenti. Në të njëjtën kohë, Neësom akuzoi Presidentin e SHBA-së se po përpiqet të prodhojë një krizë dhe të shkelë sovranitetin e shtetit të Kalifornisë.
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë kritikat e Neësom, duke thënë në një deklaratë:Të gjithë e panë kaosin, dhunën dhe paligjshmërinë.
Për kritikat ka reaguar edhe vetë Trump.

“Një qytet dikur i madh amerikan, Los Angeles, është pushtuar nga emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë. Tani turma të dhunshme po sulmojnë agjentët tanë federalë për të ndaluar operacionet e deportimit - por këto trazira të paligjshme vetëm sa e forcojnë vendosmërinë tonë. Po i udhëzoj Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bodie, në koordinim me të gjitha Departamentet dhe Agjencitë e tjera përkatëse, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të çliruar Los Angeles nga pushtimi dhe për t'i dhënë fund këtyre trazirave të emigrantëve. Rendi do të rivendoset, emigrantët e paligjshëm do të deportohen dhe Los Angeles do të çlirohet. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!,”- shkroi Presidenti i SHBA-së në truthsocial.

Por "New York Times" shkruan se urdhri për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles - pa miratimin e Guvernatorit Gavin Newsom - nuk ishte thjesht një tejkalim i autoritetit. Ishte një veprim i synuar në një fushëbetejë politike që Trump e kishte zgjedhur prej kohësh.
Por a do të jenë përplasjet në Los Anxhelos, një mundësi për të pajtuar Trumpin dhe Muskun?
Elon Musk, miliarderi amerikan dhe deri vonë një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Donald Trump, duket i gatshëm të qetësojë marrëdhëniet me kreun e Shtëpisë së Bardhë pas konfliktit të nxehtë të javës së kaluar në rrjetet sociale. Ai postoi fillimisht një foto të një protestuesi në Los Angeles duke valëvitur një flamur meksikan në rrjetin e tij social X dhe shkroi komentin: Kjo është e gabuar.

Menjëherë pas kësaj, Musk ndau postimin e presidentit në rrjetin social Tëitter të Trump, në të cilin presidenti i SHBA-së fyeu guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Neësom, duke e quajtur atë "Neëscum" (shqipëruar "plehra e re").
Ç'po ndodh në terren?

Sipas një deklarate të policisë, numri i arrestimeve në 24 orët e fundit gjatë protestave ka arritur në 56 persona. Ndërkohë, FBI ka ofruar një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacion në lidhje me një person të maskuar, i cili se hodhi gurë drejt një automjeti policie në lagjen Paramount, duke plagosur një oficer.
Pavarësisht retorikës së Trumpit në lidhje me protestat, administrata nuk e ka përdorur Aktin e Kryengritjes. Ky ligj i vitit 1807 i lejon presidentit amerikan të vendosë ushtrinë amerikane për të zbatuar rendin në raste trazirash sociale.
Herën e fundit që ligji u përdor ishte gjatë trazirave të vitit 1992 në Los Angeles, me kërkesë të guvernatorit të Kalifornisë.

Kur u pyet dje nëse po shqyrtonte mundësinë e aktivizimit të legjislacionit në fjalë, republikani u përgjigj: Varet nëse do të ketë një kryengritje.
Kronika e trazirave
Agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) u mblodhën të shtunën në mëngjes në periferinë kryesisht hispanike të Paramount, pranë një dyqani "Home Depot" ku emigrantët e paligjshëm shpesh punojnë për të jetuar. Kur u vu re prania e tyre, nisën protestat. Protestuesit hodhën objekte drejt oficerëve dhe u përpoqën të bllokonin një autobus me emigrantë të arrestuar që të largohej nga qyteti. Oficerët e sprapsën turmën e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese./ZËRI