Bota

Nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani! Presidenca: Të hapur për çdo verifikim

Raportohet se hetimi administrativ ka filluar pasi janë evidentuar mospërputhje në vlerën dhe përbërjen e pasurisë së deklaruar nga presidentja në formularët zyrtarë të deklarimit për zyrtarët e lartë publikë.

F.I
Nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani! Presidenca: Të hapur
Vjosa Osmani

KOSOVË-Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas konstatimit të dallimeve të theksuara në deklarimin e pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025. Raportohet se hetimi administrativ ka filluar pasi janë evidentuar mospërputhje në vlerën dhe përbërjen e pasurisë së deklaruar nga presidentja në formularët zyrtarë të deklarimit për zyrtarët e lartë publikë.

Ndryshimet sipas VOX Kosova lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi. Agjencia Kundër Korrupsionit po vijon procedurat e verifikimit, ndërsa çdo rezultat do të bëhet i ditur sipas rregullave ligjore. 

Ndërkohë Presidenca ka dhënë një reagim zyrtar përmes zëdhënësit Bekim Kupina. Ai ka theksuar se Presidentja Osmani është e hapur ndaj çdo hetimi, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim lidhur me lajmin e publikuar.

“Presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga institucione të pavarura, me paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në kuadër të fushatave për njollosje, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin,” tha Kupina për mediat në Kosovë.

Poll

MOS HUMB