Bota

Një serb rrëmbehet dhe plagoset brenda territorit të Kosovës

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Kosovës

F.I
Një serb rrëmbehet dhe plagoset brenda territorit të Kosovës
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ditë më parë ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Kosovës, brenda hapësirës, në afërsi të zonës së Leposaviçit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. 

"Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviçit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”,-thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet dhe me organet e drejtësisë.

Poll

MOS HUMB