Bota

PAMJET- "Është përballë jush!" Avioni përplaset me helikopterin në Uashington, 18 viktima

 Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar për të kërkuar njerëzit e tjerë, por ende nuk dihet saktësisht sa persona kanë vdekur dhe shpëtuar.

F.I
PAMJET- "Është përballë jush!" Avioni
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SHBA- Një avion i American Airlines me 64 pasagjerë në bord është përplasur me një helikopter ushtarak pranë aeroportit të Uashingtonit, në lumin Potomac. Nuk ka ende ndonjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit. Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbaimit të ligjit përgjatë gjithë rajonit shkuan në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.

Deri tani raportohet për 18 viktima, por numri mund të rritet, pasi autoritet dyshojnë se mund të ketë të mbijetuar. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar për të kërkuar njerëzit e tjerë, por ende nuk dihet saktësisht sa persona kanë vdekur dhe shpëtuar. Aeroplani, American Airlines Flight 5342 me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, ishte nisur nga Wichita, Kansas , sipas linjës ajrore. Tre ushtarë ishin në bordin e helikopterit, i cili ishte në një fluturim stërvitor.

Në audion e transmetuar, një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet duke pyetur operatorin e helikopterit nëse ai mund ta shohë avionin e pasagjerëve.

“PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kaloni pas CRJ!”, thotë kontrollori, i ndjekur menjëherë nga një reagim i paqartë dhe një “uç” me zë të lartë nga kulla në momentin e përplasjes së avionit me helikopterin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën. Aeroporti njoftoi se ishin ndëprerë të gjitha fluturimet dhe se personeli i urgjencës iu përgjigj një aksidenti ajror./ZËRI

Poll

MOS HUMB