Bota

Papa Leone XIV 'sfidon' Trump-in: Nuk kam frikë nga administrata e tij, por nuk do të hyj në debat!

Gjatë një udhëtimi me avion, Papa është ndalur të flasë me gazetarët, ku ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata e Donald Trump dhe se do të vazhdojë të shprehet publikisht pas kritikave të presidentit. 

zh.ll
Papa Leone XIV 'sfidon' Trump-in: Nuk kam frikë nga administrata
papa-trump

ITALI- Pas Vatikanit, ka ardhur edhe reagimi i Papa Leon XIV lidhur me kritikat e presidentit amerikan Donald Trump për qëndrimin e tij mbi luftën në Iran.

Gjatë një udhëtimi me avion, Papa është ndalur të flasë me gazetarët, ku ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata e Donald Trump dhe se do të vazhdojë të shprehet publikisht pas kritikave të presidentit. 

Papa theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe paqes, duke bërë thirrje për shmangien e konflikteve dhe forcimin e pajtimit mes popujve.

Papa Leone u shpreh: “Nuk do të hyj në debat. Gjërat që them nuk janë të drejtuara si sulme ndaj askujt. I ftoj të gjithë njerëzit të kërkojnë mënyra për të ndërtuar ura paqeje dhe pajtimi, për të shmangur luftën kurdo që është e mundur. Do të vazhdoj me atë që besoj se është misioni i Kishës në botën e sotme. Nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas hapur për mesazhin e Ungjillit, që është ajo që besoj se jam thirrur të bëj. Ne nuk jemi politikanë dhe nuk merremi me politikë të jashtme nga i njëjti këndvështrim si ata. Por besoj në mesazhin e Ungjillit si një mesazh paqeje.”

Përplasja mes presidentit Donald Trump dhe Papa Leon XIV erdhi si pasojë e kritikave të ndërsjella lidhur me qëndrimet për luftën në Iran. Trump reagoi ashpër ndaj Papës, i cili pak ditë më parë kritikoi kërcënimet publike të Trump për të “zhdukur” qytetërimin iranian. Por, ndërsa Trump ka kritikuar ashpër qëndrimet e Papës, Vatikani dhe vetë Papa kanë reaguar duke mbrojtur mesazhin e tyre për paqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB