SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pak më parë me anë të një postimi në rrjetin e tij ‘Truth’, duke deklaruar se është bërë një ‘progres i madh’ me Rusinë dhe se zhvillimet ishin në proces e sipër. Postimi i Trump erdhi ndërsa Zelenskyy dhe Von der Leyen po mbanin një konferencë për shtyp në Bruksel përpara takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë të martën.
“Progres i madh me Rusinë. Qëndroni në linjë. Presidenti DJT”, shkruan ai shkurtimisht në një postim në Truth me gërma kapitale.
Por nuk dha detaje të tjera se në cilën pikë të çështjes është arritur ky progres. Thuhet se gjatë takimit Putin i paraqiti Trumpit një ofertë paqeje që do të kërkonte që Ukraina të tërhiqej nga rajoni i Donetskut në Donbas, në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit nga Rusia në Zaporizhzhia dhe Kherson.
Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë sot një video konferencë, përpara takimit të Volodymyr Zelenskyyt dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë./ZËRI