Bota

Profesori polak vritet në Greqi

Policia arriti të identifikojë viktimën, i cili ishte 43 vjeç dhe baba i dy fëmijëve.

k.m.

Profesori polak vritet në Greqi

ATHINË- Një profesor polak, 43 vjeç dhe baba i dy fëmijëve është qëlluar për vdekje me armë zjarri dje në Greqi. Për shkak se nuk kishte as kartë identiteti dhe asnjë mjet tjetër identifikimi me vete, viktima u identifikua sot me atë të çelësave që kishte me vete. Viktima, emri i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat, u qëllua 6 herë nga një person i veshur me të zeza, i cili kishte vendosur një maskë në fytyrë.

Për të identifikuar autorin, Policia po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë për të zbuluar itineratin që ai ka ndjekur. Kamerat e disa bizneseve kanë kapur edhe momentin kur Policia mbërrin për herë të parë në vendin e ngjarjes, pasi 6 minuta më parë ishin telefonuar nga një grua, e cila kishte përdorur celularin e viktimës.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se motivet për vrasjen ishin personale duke qenë se 43-vjeçari nuk kishte qenë kurrë shqetësim për autoritetet. Burime nga Policia greke deri tani duket se janë të bindur se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të krimit të organizuar, por për një vrasje të motivuar nga mosmarrëveshje personale./ZËRI

Poll

MOS HUMB