Bota

Rusia bombardon Donetskun, 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Lajmi u bë i ditur nga kreu i rajonit rë Donetsk Vadym Filashkin përmes një postimi në Telegram.

I.F
Rusia bombardon Donetskun, 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Pamje nga vendngjarja

KIEV- Rusia ka sulmuar me gjatë natës me dronë qytetin e Donetskut në Ukrainë, ku janë vrarë 20 persona deri më tani dhe janë plagosur 43 të tjerë. Vetëm gjatë natës, 14 persona kanë humbur jetën, sipas BBC.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i rajonit rë Donetsk Vadym Filashkin përmes një postimi në Telegram.

“Rusia po vret civilë”,tha Filashkin në një postim në Telegram.

“Numri i viktimave u rrit në 20, ndërsa ai i të plagosurve në 43”.

Forcat ruse sulmuan edhe Dobropillyan, qytet që shtrihet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia. Shërbimi rajonal i urgjencës raporton se tetë banesa dhe një ndërtesë administrative u dëmtuar nga sulmet ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB