Politikë

Mes valës së protestave, Kuvendi do të mblidhet të enjten! Interpelanca urgjente dhe... (RENDI I DITËS)

Kjo seancë vjen në një kohë për protestat në vend vijojnë, të cilat sollën edhe anulimin e seancës së javës së kaluar.

zh.ll
Mes valës së protestave, Kuvendi do të mblidhet të enjten!
kuvendi-rendi i dites

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenate ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Në seancës e së enjtes, në rend dite të firmosur nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, parashikohen disa interpelanca me ministra.

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo. Dy interpelanca të tjera janë kërkuar me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe një tjetër me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Përveç interpelancave, në rend dite parashikohet edhe shqyrtimi i projektligjeve dhe projektvendimeve. Ndërsa në fund, seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët mund të flasin sipas afateve të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Kjo seancë vjen në një kohë për protestat në vend vijojnë, të cilat sollën edhe anulimin e seancës së javës së kaluar.

KUVENDI I SHQIPËRISË

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E enjte, 22 tetor 2026, ora 10:00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 64, datë 20.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

Neni 44, pika 2, i Rregullores së Kuvendit

2. Njoftime.

Neni 44, pika 3, i Rregullores së Kuvendit

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe, nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB