Bota

Sërish vrasje në Vushtri! Pronari i furrës vrau punonjësen se kishte nisur punë tjetër, pastaj veten

Ngjarja ka ndodhur në ambientin e furrës së bukës “Diellza”.

k.m.
Sërish vrasje në Vushtri! Pronari i furrës vrau punonjësen
Pamje nga vendi i ngjarjes

VUSHTRI- Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në Vushtri, atje ku mbrëmë u qëllua për vdekje një 19-vjeçar. Pasditen e sotme, raportohet se pronari i një furre në Vushtrri, i identifikuar si Arsim Morina ka vrarë punonjësen e tij, e më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në ambientin e furrës së bukës “Diellza”, në fshatin Stanoc të Vushtrisë. Mësohet se viktima është Nexhmije Haradinaj, rreth të 40-ve.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e fundit të Prokurorisë.

Viktima, siç ka treguar një familjar i saj me emrin, Rrahim Ajeti, ka qenë punëtore me kohë të pjesshme në furrën e vrasësit të saj. 

Sipas familjarit të saj, dyshohet se Morina e ka qëlluar për shkak se e ndjera kishte nisur punë edhe diku tjetër përveç furrës së tij, ku më herët kishte punuar edhe bashkëshorti i saj. 

“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. “Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë” – ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

Ndërsa në media janë shpërndarë pamjet kur i shoqi i viktimës zbulon se çfarë ka ndodhur dhe nga dhimbja vendos duart në kokë, ndërsa të tjerë e mbajnë.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes së 19-vjeçarit  Ardit Zymeri në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij, Bleon Dibrani. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë xhelozia për një vajzë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB