Bota

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Republika jonë po ecën përpara!

Presidentja ka falenderuar Al Sharaa për vendimin dhe Princin e Kurorës që e bëri të mundshëm aktin historik ndërmjet dy shteteve. 

zh.ll
Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Republika jonë po
Al Sharaa-Princi i Kurorës-vjosa osmani

KOSOVË- Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në Facebook, Osmani njoftoi se marrëveshja është arritur sot në Riad. Presidentja ka falenderuar Al Sharaa për vendimin dhe Princin e Kurorës që e bëri të mundshëm aktin historik ndërmjet dy shteteve. Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Postimi i Presidentes:

Siria njeh Kosovën!
Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.
Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.
Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.
Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

Poll

MOS HUMB