Bota

“Sky ECC” çmonton 4 organizata kriminale në Kroaci, trafikonin drogë edhe nga Shqipëria

Kokaina vinte në Evropë nga Amerika e Jugut, dhe marijuana nga Shqipëria.

F.I
“Sky ECC” çmonton 4 organizata kriminale në Kroaci,
pamje nga arrestimet

KORACI-Katër organizata kriminale janë çmontuar në Kroaci, pas zbërthimit të SKY ECC. Mediat vendase raportojnë se janë rreth 45 të dyshuar, të cilët duke vepruar si pjesë e disa organizatave kriminale, planifikuan të kontrabandonin deri në 6.7 ton kokainë, rreth dy ton e gjysmë marihuanë dhe disa qindra kilogramë drogëra të tjera.

Drejtori i Policisë Nikola Milina duke folur për "Dnevnik" të Nova TV theksoi se bëhej fjalë për drogë me vlerë më shumë se 210 milionë euro. Operacionet Armageddon dhe Ibiza shkatërruan trafikantët e drogës që vepronin në zonën e Zagrebit, ndërsa Nada ishte e përqendruar në skenën e drogës në Split.

Midis të dyshuarve janë disa të njohur më parë për publikun, siç janë “narkobosi” nga Korcula, Jakša Cvitanović Cvik 50 vjeç, bashkëpronar i Ritz, Marija Gavrić 39 vjeç, Hrvoj Kelić 41 vjeç nga Zaprešić i njohur si Medo, si dhe kikboksieri i Splitit, Marko Benzon dhe Kristijan Palić 38 vjeç, i cili u arrestua në Turqi një vit më parë.

Nga dhjetori 2019 deri në prill 2021, në Kroaci, Spanjë, Itali, Portugali, Brazil, Kolumbi, Republikën Dominikane, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe vende të tjera, Kristijan Palić organizoi një organizatë kriminale “Zagreb”, qëllimi i së cilës ishte të fitonte para nga eksporti dhe importi, transporti dhe rishitja e mëtejshme e kokainës dhe marijuanës. Kokaina vinte në Evropë nga Amerika e Jugut, dhe marijuana nga Shqipëria.

Anëtarët e tjerë të organizatës kishin secili rolet e tyre, nga negociatat me furnizuesit, sigurimi i pranimit të drogës, sigurimi i mjeteve për komunikim të sigurta (pajisje me aplikacionin “Sky ECC”, op.a.), logjistika, ruajtja, transferimi, shpërndarja dhe shitja e drogës së kontrabanduar, mbledhja e drogës, ruajtja dhe transportimi i parave të fituara nga rishitja e drogës, e të ngjashme./ZËRI

Poll

MOS HUMB