Bota

Ndodhi më në fund! Trump bisedon me Putin në telefon: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti!

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan tha se dyshja diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për Inteligjencën Artificiale.

I.F
Ndodhi më në fund! Trump bisedon me Putin në telefon: Lufta
Vladimir Putin dhe Donald Trump

UASHINTON- Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin biseduan së bashku në telefon për luftën në Ukrainë. Trump tha për mediat se kishte një bisedë "të gjatë dhe shumë produktive" me presidentin rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan tha se dyshja diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për Inteligjencën Artificiale.

Trump shton se ai dhe Putin reflektuan mbi faktin se SHBA-ja dhe Rusia luftuan me sukses së bashku gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tashmë po presin "përfitimin e madh që do të kenë sërish duke punuar së bashku".

Presidenti republikan tha se së bashku me homologun e tij rus ranë dakord që të përfundojnë këtë luftë.

“Ne ramë dakord se duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën Rusi-Ukrainë. Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Volodymyr Zelensky, të Ukrainës, për ta informuar atë për bisedën”, tha ai.

Ndodhi më në fund! Trump bisedon me Putin në telefon: Lufta

Trump shton se ai ka udhëzuar një ekip, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat.

"Dua të falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjen e tij në lidhje me këtë thirrje, dhe për lirimin, dje, të Marc Fogel, një njeriu të mrekullueshëm që personalisht e përshëndeta mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Besoj se kjo përpjekje do të çojë në një përfundim të suksesshëm, shpresojmë së shpejti!”, përfundoi republikani.

Komunikimi mes dy liderëve u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas RIA Novosti. Diskutimi zgjati gati një orë e gjysmë. Siç theksoi Kremlini, Trump u shpreh i gatshëm t’i japë fund armiqësive dhe të gjejë një zgjidhje paqësore të luftës. Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për të adresuar shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe ra dakord me Trump se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes bisedimeve të paqes. Në të njëjtën kohë, siç theksoi Peskov, presidenti rus e ftoi presidentin amerikan të vizitojë Moskën./ZËRI

Poll

MOS HUMB