Bota

Trump do hetojë Soros-in dhe fondacionet e tij: Po financon protesta të dhunshme

Njoftimi i Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai u përball në një restorant luksoz në Uashington nga protestues që brohorisnin "Palestinë e lirë" dhe e quanin presidentin Hitler.

zh.ll
Trump do hetojë Soros-in dhe fondacionet e tij: Po financon protesta
trump-soros

SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi në emisionin “Fox and Friends” se administrata e tij do të nisë një hetim ndaj multimiliarderit George Soros për akuzat se ai po financon protesta të organizuara në të gjithë vendin, të cilat janë shndërruar në të dhunshme.

Njoftimi i Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai u përball në një restorant luksoz në Uashington nga protestues që brohorisnin "Palestinë e lirë" dhe e quanin presidentin Hitler. Njohuria e tyre për vizitën e Trump në restorant ka ngritur shqetësime për sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.

Trump kishte vënë në dukje gjithashtu se njëri nga protestuesit ishte “i veshur mirë” dhe dukej se “kishte para”, duke e bërë Trumpin të pyeste nëse ata ishin protestues të paguar. Më pas ai vazhdon të përhapë akuzën e kahershme se Sorosi po financon shumicën e protestave të majta që kanë shpërthyer në të gjithë vendin.

"Dhe ne do ta shqyrtojmë Sorosin, sepse mendoj se është një rast RICO kundër tij dhe njerëzve të tjerë”, tha Trump.

“Sepse kjo është më shumë sesa protesta. Ky është një trazirë e vërtetë.”

RICO, ose më saktë Akti për Organizatat e Ndikuara nga Reketetarët dhe të Korruptuara, përdoret për të ndjekur penalisht ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar, duke synuar aktivitete të paligjshme si pastrimi i parave, ryshfeti dhe zhvatja.

Vetëm pak javë më parë, Trump bëri thirrje që miliarderi 95-vjeçar dhe një nga djemtë e tij të hetohen për mbështetjen e tyre ndaj protestave të dhunshme.

“George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen për RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në Truth Social.

Soros ka dhuruar miliona dollarë për fushatat politike demokratike. Ai ishte donatori më i madh gjatë zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2022, duke dhuruar 128.5 milionë dollarë për Partinë Demokratike. Ndërkohë, djali i Sorosit, Alex Soros, është kryetar i bordit të drejtorëve për organizatën filantropike të babait të tij, Open Society Foundations , e cila ka mbështetur organizatat jofitimprurëse me prirje të majta. Community Change dhe Community Change Action janë dy organizata që janë përgjegjëse për organizimin e protestave Free DC në Uashington, të cilat morën 4 milionë dollarë nga Open Society në vitin 2023, por një zëdhënës nga Open Society Foundation i tha National News Desk se ata nuk i kanë dhënë drejtpërdrejt Free DC-së.

Ndërkohë, akuzat e Trump kundër Soros vijnë gjithashtu pas vrasjes së aktivistit politik Charlie Kirk. 31-vjeçari u qëllua në qafë në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Trump u zotua të nxjerrë para drejtësisë grupet e "majtës radikale" që nxisin retorikë të dhunshme kundër udhëheqësve konservatorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB