Bota

Trump njoftoi armëpushimin, çmimi i naftës ulet menjëherë me mbi 13%

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me rreth 17 dollarë, ose 15%, në një minimum prej 96 dollarësh për fuçi

F.I
Trump njoftoi armëpushimin, çmimi i naftës ulet
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Çmimet e naftës ranë me mbi 13% vetëm pak minuta pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do t'i urdhëronte ushtrisë të shtynte çdo sulm kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane, raporton Reuters.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me rreth 17 dollarë, ose 15%, në një minimum prej 96 dollarësh për fuçi, ndërsa nafta e ndërmjetme amerikane West Texas ra me 13 dollarë, ose rreth 13.5%, në një minimum prej 85.28 dollarësh.

Çmimet globale të naftës u rritën me më shumë se 25%, duke rritur çmimet e karburantit për konsumatorët dhe bizneset në të gjithë botën. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi, 52% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa ajo bruto 100 dollarë për fuçi. Gazi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tregtohej me 80 paund për fuçi para krizës, u rrit në 151 paund për fuçi.

Trump ka njoftuar armëpushimin 5 ditor me Iranin. Lajmi vjen brenda 24-orëve nga ultimatumi i Trump ndaj Iranit lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti i SHBA njofton se ka patur bisedime të mira mes dy vendeve dhe thotë se vijimi i marrëdhënieve do të varet nga suksesi i grupeve negociatore ndërsa për 5 ditët e ardhshme nuk do të sulmohen centralet energjetike iraniane./ZËRI

Poll

MOS HUMB