Bota

VD- E rëndë në Iran! Nuk kishte vendosur shaminë, gruaja dhunohet në mes të rrugës

Në video shihet një burrë i veshur me pantallona kamuflazh teksa afrohet me dy gra që po ecnin në trotuar, teksa papritur godet njdërën prejt tyre duke e rrëzuar në tokë, ndërsa vetë ai largohet menjëherë nga vendngjarja.

zh.ll
VD- E rëndë në Iran! Nuk kishte vendosur shaminë, gruaja
Pamje nga dhunimi i gruas në Iran

IRAN- Një video tronditëse po qarkullon rrjetet sociale, ku një burrë në Iran shkelmon brutalisht një grua, vetëm pse nuk mbante hixhab. Ngjarja është regjistrua nga një kamera sigurie, ndërsa video është publikuar nga aktivistja iraniane Masih Alinejad, duke shkaktuar zemërim të madh në publik.

Në video shihet një burrë i veshur me pantallona kamuflazh teksa afrohet me dy gra që po ecnin në trotuar, teksa papritur godet njërën prejt tyre duke e rrëzuar në tokë. Menjëherë pas këtij veprimi, autori është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, aktivista e njohur për qëndrimiet e saj të fuqishme në mbrojtje të të drejtave të grave në Iran, e komentoi incidentin me fjalët: “Kjo është siguria që demokracia iraniane u ofron grave.”

Kjo ngjarje, pamjet e të cilët janë bërë virale në rrjet, kanë shkatuar reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke nxitur debat mbi rolin e grave dhe të drejtat e tyre në një sistem që shpesh e ndalon lirinë e shprehjes dhe autonominë personale./ZËRI

Poll

MOS HUMB