Bota

VD- Nuk e kuptoi ç'ishte! Gruaja e biznesmenit të vrarë buzëqeshi kur dëgjoi shpërthimin e nëndetëses Titan

Pamjet e reja të publikuara nga Roja Bregdetare Amerikane, tregojnë Wendi Rush, gruan e Stockton Rush, që përpiqet të kontaktojë ekuipazhin e dërguar drejt rrënojave të anijes Titanik.

k.m.
VD- Nuk e kuptoi ç'ishte! Gruaja e biznesmenit të vrarë
Wendi Rush

SHBA- Detaje të tjera rrëqethëse dalin nga tragjedia e nëndetëses Titan në thellësitë e Oqeanit Atlantik, ku humbën jetë disa persona. Mediat e huaja kanë nxjerrë një video të gruas së CEO-s së "Ocean Gate", e cila buzëqeshi dhe pyeti “çfarë ishte ajo zhurmë” në momentin kur ndodhi shpërthimin. Por ajo nuk e dinte se ai ishte momenti që bashkëshorti i saj dhe 4 personat e tjerë në bord, humbën jetën.

Pamjet e reja të publikuara nga Roja Bregdetare Amerikane, tregojnë Wendi Rush, gruan e Stockton Rush, që përpiqet të kontaktojë ekuipazhin e dërguar drejt rrënojave të anijes Titanik.

MOMENTI ME VIDEO:

 

Si u dëgjua zhurma?

Rush, e cila po monitoronte përparimin e nëndetëses nga një anije tjetër, duket teksa reagon ndaj zhurmës. Ajo kthehet dhe pyet një anëtar të ekipit që ishte ulur pas saj: Çfarë ishte ajo zhurmë? Çaste më vonë, Rush, informohet se nëndetësja kishte humbur 2 pesha. Ndërsa supozoi se zhytja po ecte sipas planit, hetuesit besojnë se zhurma që dëgjoi ishte momenti kur nëndetësja shpërtheu.

Të gjithë personat në bord u vranë menjëherë në tragjedinë e 18 qershorit 2023. Në mesin e viktimave ishte bashkëthemeluesi i Ocean Gate, Rush me eksploruesin Hamish Harding; babë e bir Shehzada dhe Suleman Dawood, si dhe francezi Paul Henri Nargeolet. Ata kishin paguar për të parë rrënojat e Titanik, i cili ndodhet “i varrosur”, i cili ndodhet rreth 3,700 metra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik./ZËRI

Poll

MOS HUMB