Bota

Zgjidhën misterin më shumë se 100-vjeçar, çmimi Nobel në Kimi u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai

Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm në industrinë farmaceutike, pasi dy format e së njëjtës molekulë mund të shkaktojnë efekte të ndryshme biologjike.

F.I
Zgjidhën misterin më shumë se 100-vjeçar, çmimi
Henri Kagan dhe Kenso Soai

SHBA-Shkencëtari francez Henri Kagan dhe studiuesi japonez Kenso Soai janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi, për punën e tyre mbi mënyrën se si molekulat mund të marrin forma të ndryshme pasqyrë gjatë reaksioneve kimike. 

David Pendlebury, kreu i analizës kërkimore në Institutin për Informacion Shkencor të Clarivate, tha se puna hapi drejtime të reja për kimistët që eksplorojnë se si lindi kompleksiteti molekular. Studimi i tyre i është përgjigjur një prej pyetjeve më të vjetra të kimisë: si mund të krijohet vetvetiu homokiraliteti, një fenomen që ka mbetur i pashpjeguar për më shumë se 100 vjet.

Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm në industrinë farmaceutike, pasi dy format e së njëjtës molekulë mund të shkaktojnë efekte të ndryshme biologjike.

Poll

MOS HUMB