Bota

Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë miku i tij

Dy bashkëatdhetarët ishin duke lëvizur me motor në momentin e aksidentit tragjik

E.K
Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçari shqiptar, në gjendje
Foto nga vendi i aksidentit

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në zonën e Fermos në Itali, pas një aksidenti me motor.

Një tjetër shqiptar, po 40-vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona-s.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi Ostilio Riçi. Dy shqiptarët udhëtonin me një motor elektrik, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Poll

MOS HUMB