Bota

“Alina nuk vrau mjaftueshëm!” Si e dashura frymëzoi autorin e masakrës në Pragë

Dyshimet u ngritën pas zbulimeve të mesazheve të autorit në Telegram, duke treguar se masakra ishte një vazhdim i asaj që kishte nisur e dashura e tij 14-vjeçare, Alina Afanaskina.

f.t
“Alina nuk vrau mjaftueshëm!” Si e dashura frymëzoi
pamje nga vendngjarja

PRAGË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rënë në pragë, ku të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një shkollë të Universitetit të Charles. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori i masakrës 24-vjeçari David Kozak, mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij.

David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit. Dyshimet u ngritën pas zbulimeve të mesazheve të autorit në Telegram, duke treguar se masakra ishte një vazhdim i asaj që kishte nisur e dashura e tij 14-vjeçare, Alina Afanaskina.

Në një mesazh të datës 10 dhjetor, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina. Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.

“Alina nuk vrau mjaftueshëm!” Si e dashura frymëzoi
biseda

Sipas ministrit të Brendshëm çek, Vit Rakusan, policia gjeti “një numër të madh armësh dhe municionesh” në ndërtesën e universitetit. Bie në sy se 24-vjeçari që ka shtënë kishte patentë për armën me të cilën shkaktoi tragjedinë. Hetimi tani duhet të zbulojë se si e ka marrë saktësisht këtë leje.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një ditë më parë në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma. Më pas, ai kreu vetëvrasje. Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë njerëz që kërcejnë drejt sigurisë nga një parvaz i jashtëm disa kate lart.  David Kozak ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB