Bota

Bandat në Suedi dalin jashtë kontrollit, rritet numri i viktimave

Tashmë ushtarët do angazhohen në disa detyra policore, në mënyrë që personeli që do të luftojë krimin, të jetë më i madh në numër.

F.m
Bandat në Suedi dalin jashtë kontrollit, rritet numri i viktimave
Suedi

SUEDI- Bandat në Suedi kanë dalë jashtë kontrollit dhe qeveria ka vendosur të marrë masa. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ka zhvilluar një takim me shefin e ushtrisë suedeze, Micael Byden, për të diskutuar e hartuar një plan që do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne do t’i gjurmojmë bandat dhe do t’i mposhtim ato,”- është zotuar Kristersson në një adresim të rrallë televiziv.

Ai e ka konsideruar një periudhë mjaft të pvështirë për Suedinë, situatën aktuale ku ndodhet vendi. Tashmë ushtarët do angazhohen në disa detyra policore, në mënyrë që personeli që do të luftojë krimin, të jetë më i madh në numër.

Ç’ka ndodhur në Suedi?

Vetëm këtë vit, në Suedi janë vrarë 12 persona nga bandit, shifra më e lartë prej vitit 2019. Kristersson ka thënë se Suedia nuk është përballur me diçka të tillë më parë dhe “asnjë shtet në Evropë” nuk është duke përjetuar diçka të ngjashme. Sipas mediave suedeze, ndarja e bandës së njohur si rrjeti Foxtrot në dy fraksione, rivale me njëra-tjetrën, ka sjellë përplasjet e shumta dhe viktimat. Vetëm të enjten në Stokholm është raportuar për dy burra të vrarë dhe një 25-vjeçare të vrarë, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në shtëpinë e saj.

Poll

MOS HUMB