Bota

BBC: Cili ishte roli i Katarit në lirimin e dy pengjeve nga Hamasi?

Fakti që shteti i vogël i Gjirit është bazë të rëndësishme ushtarake amerikane, por ka lidhje edhe me Hamasin, ju tregon se Katari di të punojë me kahe të ndryshme.

k.m.
BBC: Cili ishte roli i Katarit në lirimin e dy pengjeve nga Hamasi?
Foto ilustruese

IZRAEL- Mbrëmjen e djeshme u liruan dy pengje amerikane që ishin rrëmbyer gjatë sulmeve vdekjeprurëse që nisi Hamasi ndaj Izraelit dy javë më parë. Lajmi ka nxjerrë në pah rolin e pazakontë të Katarit - një rol që sjell ndikim, por që mbart edhe rreziqe. Fakti që shteti i vogël i Gjirit është bazë të rëndësishme ushtarake amerikane, por ka lidhje edhe me Hamasin, ju tregon se Katari di të punojë me kahe të ndryshme.

Katari e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës dhe arbitër - jo vetëm për këta pengje, por edhe në raste të tjera duke negociuar edhe për Sirinë dhe Irakun. Megjithatë, ka rreziqe, veçanërisht duke pasur parasysh natyrën e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit që kjo mund t'i shtyjë SHBA-në dhe të tjerët të bëjnë më shumë presion mbi të për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj disa prej grupeve që vendi ka lidhje./BBC

Poll

MOS HUMB